Komandanti i KFOR-it thekson përkushtimin e palëkundur për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

KFOR-i ka bërë të ditur se takimi ishte një mundësi që komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja të ndajë qëllimin e tij dhe të shkëmbejë pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Të ngjashme