Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters, do të vizitojë sot vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s për bazën ajrore të Kuçovës.
Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes,Olta Xhaçka.
Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.
Axhenda e vizitës
Ora 10.30, ceremonia e pritjes së Komandantit të Forces Ajrore të NATO-s
Ora 10.55-11.00, fluturimi demonstrativ i 5 avionëve te NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A
Ora 12.00, konferenca për median e Ministres Xhaçka dhe Gjeneral Wolters.