Komandantja e policisë në Atlanta jep dorëheqje pas vrasjes së 27-vjeçarit

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Komandatja e policisë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, Erika Shields, ka thënë dorëheqje pas vrasjes së afrikano-amerikanit 27-vjeçar, Rayshard Brooks, i cili kishte fjetur në veturë në parkingun e një restoranti.

Kryetarja e qytetit, Keisha Lance Bottoms, tha se Erika Shields e ka ofruar dorëheqjen të shtunën.

Protestuesit në Atlanta dolën në rrugë gjatë fundjavës për të kërkuar masa pas vrasjes së të riut amerikan.

Të shtunën në mbrëmje, ata e bllokuan një autostradë të rëndësishme dhe ia vunë flakën restorantit para të cilit u vra Brooks.

Erika Shields ka shërbyer si komandante e policisë në Atlanta që nga dhjetori i vitit 2016 dhe ka punuar në Departamentin e Policisë për më shumë se 20 vjet. Kryetarja e qytetit bëri të ditur se ish-komandantja do ta vazhdojë punën në polici nga një tjetër pozitë.

Njëri nga policët e përfshirë në të shtëna, Garret Rolfe, është shkarkuar, ndërsa një tjetër, Devin Bronsan, është pezulluar. Polici i shkarkuar kishte shërbyer në uniformë për gjashtë vjet./GE

Të ngjashme