Komandanti i misionit KFOR në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, gjatë ditës së mërkurë ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilovic dhe anëtarë të tjerë të forcave të armatosura serbe në Beograd.
KFOR ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar mbi rëndësinë e komunikimit të rregulltë që primare është shkëmbimi i inofrmacionit në kohë reale si dhe sigurinë rajonale .
‘’Gjeneralmajor Barduani theksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt që synon të sigurojë shkëmbimin në kohë të informacionit dhe ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin. Ai gjithashtu ripohoi përkushtimin e KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB, dhe përsëriti koordinimi, transparenca dhe paanshmëria do të mbeten parimet shtytëse të përpjekjeve të përditshme të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Vizita e Barduanit ishte në kuadër të shkëmbimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë, në Kosovë dhe në mbarë rajonin.