Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimin në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.
Trajnimi i komandove po bëhet në Aeroportin e Gjakovës.
“Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët janë duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale. Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.