Misioni i Kombeve të Bashkuara në Mali ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të presidentit të këtij shtetit, Bah Ndaw dhe Kryeministrit Moctar Oumane.
Ka pasur raportime se të dy janë ndaluar nga ushtria.
Përmes një cicërime në Twitter, Misioni Minusma, ka bërë thirrje për qetësi në këtë shtet afrikan.
Kjo vjen pas raportimeve se Presidenti Ndaw dhe Kryeministri Oumane janë marrë nga ushtria dhe janë dërguar në kampin ushtarak të Kati në kryeqytetin Bamako.
Si rrjedhojë është shtuar frika për një grushtshtet të dytë brenda vitit në Mali.