Kombëtarja e Kosovës në futsall arrin në Holandë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në Zeist, ku më 5 dhe 6 prill do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Holandës.

Dardanët e futsallit kanë zhvilluar dy ditë stërvitje në Prishtinë, derisa sonte do ta mbajnë stërvitjen e radhës në Zeist, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me “Tulipanët”.

Këto miqësore do të jenë dy ndeshjet e para për përzgjedhësin e ri, Arben Simitçiu.

Të ngjashme