Kombëtarja e Kosovës në futsall shënon fitore të madhe ndaj Austrisë

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të madhe ndaj Austrisë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga “Dardanët” të cilët shënuan një fitore të madhe në ndeshjen e parë.

Golat i shënuan Qerimi dy, Topilla dy dhe Dobroshi një, shkruan Gazeta Blic.

Ekipi që zë vendin e parë kualifikohet direkt në fazën e dytë, kurse vendi i dytë do të luajë në kualifikime për të kaluar në fazën tjetër.

Edhe pozita e tretë mund të dërgojë në fazën e dytë djemtë tanë në rast se kanë një arritje më të mirë se sa ekipet tjera, të cilët pavarësisht se u sulmuan – në fushë u treguan të zotët.

Ndeshja e radhës do të jetë kundër Gjermanisë.

Të ngjashme