Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 16:00 do ta mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë kundër San Marinos, në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 1 qershor.
Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes, do të mbajë konferencë për media në orën 15:30.
Kështu bën të ditur agjenda e dërguar për media nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Më 4 qershor “Dardanët do të luajnë kundër Maltës, ndërkaq më 8 dhe 11 qershor, futbollistët e drejtuar nga tekniku zviceran do të luajnë në Antalia kundër Guinesë përkatësisht kundër Gambisë.
Agjenda e plotë:
Të nderuar/a
Ju njoftojmë me agjendën e Kombëtareve të Kosovës dhe të San Marinos për ditën e nesërme (e hënë, 31.05.2021) në stadiumin “Fadil Vokrri”.
15:30 – Konferenca e Kombëtares së Kosovës;
16:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (15 minutat e para të hapura për media);
17:00 – Konferenca e Kombëtarës së San Marinos;
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së San Marinos (15 minutat e para të hapura për media)