Kombëtarja e Kosovës ka avancuar një vend në renditjen botërore të FIFA-s pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova është ngritur nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përveç ngritjes në renditje, “Dardanët” fituan edhe 16.59 pikë, të cilat mund të përmirësohen më tej nëse sigurojnë historikisht vendin në Botëror.

Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Kombëtarja e Kosovës do ta kërkojë vendin në Botëror në përballjen finale ndaj Turqisë, e cila zhvillohet këtë të enjte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.