Kombëtarja e Kosovës U21 ka shkëlqyer ndaj Azerbejxhanit U21, duke shënuar fitore 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Florent Hasani dhe Besfort Kolgeci realizuan golat në fitoren e tretë të kampanjës kualifikuese të djelmoshave tanë.
Takimi ishte i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Evropian U21 dhe me këtë fitore, Kombëtarja jonë mbetet në garë për kualifikim.
Urime dhe suksese në ndeshjen e radhës ndaj kampiones së Evropës, Gjermanisë U21, takim që luhet më 27 mars, po ashtu në Mitrovicë.