Vetëm një ditë na ndan nga nisja e Botërorit “Rusia 2018”, dhe skuadrat janë grumbulluar në rusi për të pritur përballjet e rradhëz.
Së fundmi edhe kombëtarja e Suedisë mbërriti në vendin pritës të këtij Botërori dhe fakti i çuditshëm ishte se u prit vetëm nga një tifoze.
Përveç kësaj lojtarët as që e kanë përshëndetur tifozen 15-vjeçare që ishte e vetmja që i priti në aeroport.
Suedia e cila ka lënë jashtë një nga futbollistët më të mirë të saj, Zlatan Ibrahimoviç, do të luaj përballjen e parë me Koren e Jugut.