Kombëtarja mban stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Andorës

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 17:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Andorës, raporton Ekonomia Online.

Kosova luan të martën ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. Ndeshja është e vlefshme për kualifikim në Europian, i cili do të mbahet më 2024 në Gjermani.

Në një konferencë për medie, një ditë para përballjes, përzgjedhësi Alain Giresse tha se ekipi do të tentojë fitore ndaj Andorës, për të cilën tha se nuk duhet nënçmuar si skuadër.

Edhe kapiteni Vedat Muriçi ka thënë se pas rezultatit pozitiv ndaj Izraelit, fitorja ndaj Andorës është e domosdoshme nëse Kosova dëshiron kualifikimin në Euro 2024.

Të ngjashme