Kombinimi i ngjyrave me të cilat do të dukeni vërtet moderne dhe elegante

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 11:00 | Nga

Në mesin e damave posaçërisht e preferuar është nuanca e shndritshme, e pudrës dhe e trëndafiltë, sepse frymon me elegancë dhe feminitet, aq më parë në kombinimin me një “jo-ngjyrë”.

Në të vërtetë, fjala është për ngjyrën e zezë e cila në kombinim me këtë nuancë të butë gjithmonë siguron dukje elegante, gjë që do t’ju bindin edhe shumë yje të Instagramit.

Kombinoni fundin e shndritshëm të trëndafiltë të kadifenjtë me fanellën e zakonshme ngjyrë të zezë ose madje me xhemperin e trashë me të njëjtën ngjyrë dhe, pos me nuanca, lozni edhe me tekstura të ndryshme.

Pjesët e rrobave ngjyrë pudre të trëndafiltë do të duken fantastike edhe në kombinim me pantallona të lëkurës apo me fund, por edhe me xhinse të zeza që këtë vit do të jenë shumë të popullarizuara.

Me të trëndafiltën dhe të zezën nuk do të gaboni edhe nëse e kombinoni një pjesë rrobe me ngjyrë të bardhë, por ende nga ajo mos shkoni, sepse do të arrini efekt të kundërt, transmeton Telegrafi.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme