Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare “Real Time me Bill Maher”, u njoftua se komediani 65 vjeçar ka dalë pozitiv, duke rezultuar në anulimin e shfaqjes së tij të premten më 14 maj.
“Bill rezultoi pozitiv gjatë provave javore të stafit për Covid-19”, thuhej në njoftim. “Ai është vaksinuar dhe si rezultat është asimptomatik dhe ndihet mirë”.
Deklarata shtoi se produksioni i shfaqjes ‘ka marrë çdo masë paraprake duke ndjekur udhëzimet e CDC’.
“Asnjë anëtar tjetër i stafit nuk ka rezultuar pozitiv në këtë kohë”, siguroi deklarata. “Shfaqja do të ri-planifikohet në një datë të mëvonshme”.
Bill ka qenë i zëshëm në lidhje me mendimet e tij mbi pandeminë, i cili ka diskutuar shpesh gjatë intervistave në shfaqje dhe në pjesët e tij aktuale në fillim të çdo episodi.
I njëjti po ashtu zhvilloi edhe shumë episode nga shtëpia gjatë fillimit të pandemisë para se të kthehej përfundimisht në studion e tij në Los Angeles.