Dy medalje ka fituar ekipi i Kosovës në xhudos në Grand Slamin e Budapestit, garë që shënon rikthimin e nivelit më të lartë të xhudos.
Distria Krasniqi të premten fitoi medalje të artë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa të dielën të bronztë fitoi Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë. Të dyja kishin paraqitje të nivelit të lartë, ndërsa Lorianës i kushtoi një moment pakujdesie.
Vlerësimet për xhudistet kosovare nuk mungojnë asnjëherë. Nuk kanë munguar as të dielën. Komentatori i IJF-së, që është ekspert i xhudos, ka thënë disa fjalë për ekipin e Kosovës gjatë luftës së Lorianës, raporton KOHA.
“Kosova ka disa xhudiste jashtëzakonisht të forta. Është grup i vogël, nuk është grup i madh, por të gjitha prej tyre janë të klasit botëror”, ka thënë ai.