Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK) ka organizuar seminarin ndërkombëtar, me një prej komentatorëve më të mirë të BBC-së në Britaninë e Madhe, John Murray, raporton Ekonomia Online.
Ky i fundit tha se është hera e parë që vjen në Kosovë, ku tha se mikpritja ishte e madhe e kosovarëve.
Në Kosovë, Murray po qëndron në prag të ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatorët evropian “Euro 2020”.
“Është nder të jemi këtu dhe të ju flas të gjithë juve dhe gjithashtu kjo është vizita ime e parë në Prishtinë unë erdha para disa orëve dhe nuk pata shumë mundësi të shosh çfarë ofron ky vend, por shpresoj që ditëve në vazhdim do të shoh më shumë”, tha ai.
“Jam shumë i sigurt që të gjithë këtu në sallë keni qenë të interesuar për sportin dhe gazetarinë, unë si zgjedhje të parë e kam pasur që të bëhem futbollit profesionist, por u bëra komentatorë unë mendoj që puna që ne komentatorët bëjmë është gjëja më e mirë në botë”.
“Kjo punë është shumë me rëndësi dhe besoj që të gjithë ne e bëjmë me qef dhe me shumë dëshirë”, tha Murray para gazetarëve kosovarë.
Komentatorët dhe gazetarët sportivë të Kosovës patën mundësi të marrin përvoja të reja nga Murray.