Komentatori i futbollit Gary Neville ka kritikuar Liverpoolin për postimin e një deklarate ku u kritikua PGMOL (Professional Game Match Officials Limited), organi përgjegjës për arbitrimin e lojërave në futbollin profesionist anglez, pasi goli i Luis Diaz kundër Tottehnamit u përjashtua gabimisht.
Liverpool mbeti i tronditur pas humbjes ndaj Spurs, ata kishin të përjashtuar Curtis Jones dhe Diogo Jota, ndërsa Joel Matip shënoi autogol në minutën e 96-të, e cila u bë edhe shkak për humbjen.
Megjithatë, legjenda e Manchester United, Neville beson se “The Reds” e kanë tejkaluar kufirin me deklaratën e tyre, raporton Goal.com.