Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është tinëzar dhe barbar. Asnjë arsye nuk mund ta ketë askush që ta marrr vetëgjyqësinë në duart e veta e të ushtrojë dhunë ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Po të nxiteshin njerëzit për sulme fizike ndaj njërit tjetrit për shkak se kanë qëndrime të ndryshme, nuk do të mund të kishte as shoqëri, as rend, as vlera morale, as demokraci, as tolerancë politike a fetare.
Përtej sulmit tinëzar e barbar ndaj Valon Sylës, komentet në portale e rrjete sociale zbulojnë një gjendje mentale thjesht jonormale.
Miratimi i dhunës, i vetëgjyqësisë, nga aq shumë persona, vetëm qëndrim normal nuk mund të jetë.
Potenciali i dhunës që shprehet me fjalë në këtë komunikim, duket si një gaz i nëndheshëm – pret rastin të shpërthejë e të na ngulfatë. Ky edhe është aduti i armiqve tanë: ata presin që ne ta shkatërrojmë veten me sadomazohizmin tonë kronik.
P.S. Prokurorët do të duhej të analizonin komentet që miratojnë dhunën dhe që thërrasin për dhunë.