Komentet për Profetin Muhamed në Indi që e çuan botën myslimane në lëvizje diplomatike

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Raportet në mes Indisë dhe botës myslimane janë në rënie pasi zyrtarët e Partisë Nacionaliste Hinduese e cila është në pushtet dhanë komente ndaj profetit Muahmed e që po cilësohen si ofenduese.

Përkundër se zëdhënësja e partisë indiane është suspenduar. Një numër i vendeve myslimane i kanë kërkuar Indisë që ta bëjë një kërkim falje publike, raporton Al Jazeera.

Dhjetëra shtete, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe që njihen për raporte të ngushta me Indinë, dërguan notë proteste.

Nëpër shoqëritë myslimane janë bërë thirrje që produktet indiaine të bojkotohen.

Pasiv s’ka qëndruar as komuniteti mysliman në Indi që ka proteste ndaj deklaratave të diskutueshme ndaj profetit Muhamed.

“Nuk mbaj mend herën e fundit një përgjigje kaq të fortë dhe të zemëruar nga vendet myslimane ndaj politikës së brendshme në Indi,” tha Michael Kugelman, zëvendës drejtor dhe bashkëpunëtor i lartë për Azinë Jugore në Ëilson Center, duke shtuar se kjo mund të jetë “potencialisht e dëmshme”. 

Të ngjashme