Kometa Neowise mbi qiellin e Kosovës dhe të Shqipërisë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Prej fillimit të muajit korrik, kometa Neowise ka tërhequr vëmendjen botërore.

Sipas “Astronomy Outreach of Kosovo”, kjo kometë është fotografuar mbi qytetin e Shtimes nga Ramiz Beqaj më 17 korrik.

Ndërsa në Shqipëri, sipas fotove të shkrepura nga Report TV kometa mund të shikohet me sy të lirë, ndonëse më e zbehtë, në drejtimin veri-perëndim, rreth 1 orë pas perëndimit të diellit deri rreth mesnatës në horizont.

Afrimi i kometës Neowise me Tokën u zbulua nga astronomët më 27 mars 2020, ndërsa distanca më e afërt do të jetë më 23 korrik, më pas ndriçimi i kometës do të fillojë të venitet. Sipas astronomëve afrimi i radhës me këtë kometë do të jetë në korrik të vitit 2061.

Kometa NEOWISE fotografuar mbi qytetin e Shtimes nga Ramiz Beqaj. Nikon D7200+18-105mm17 korrik 2020 #AOK

Gepostet von Astronomy Outreach of Kosovo am Sonntag, 19. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme