KOMF mbështet procesin e hartimit të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me përkrahjen e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka zhvilluar takimin me qëllim të hartimit të strukturës bazë të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamjet dhe komentet e nevojshme me qëllimin të avansimit të draftit të parë të strukturës së Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, të hartuar deri tani nga Grupi Punues.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht nga Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes dhe Departamenti Ligjor, përfaqësues nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe përfaqësues nga UNICEF.

Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.

Të ngjashme