U mbajt ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e të drejtave të fëmijëve të organizuar nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).
Çmimin vjetor për mbrojtjen e fëmijëve e ka marrë Agan Hajdarhoxha nga Klan Kosova, çmimi morri edhe Dafina Halili nga Kosova 2.0, raporton Ekonomia Online.
Çmim iu nda edhe Edona Kutleshi nga Koha Ditore dhe Vullnet Krasniqit nga Insajderi.
Ndërsa për emisionin “Familja ime” nga Saranda Bujupi-Rama që transmetohet në Klan Kosova, si një ndër emisionet e vetëm të këtij formati.
Të gjitha këto tema kishin të bënin me fëmijët dhe të drejtat e tyre duke filluar nga autizmi deri tek kushtet elementare për shkollim dhe një mirëqenie më të mirë.
Në këtë ceremoni morri pjesë shefja e BE-së Natalia Apostolova, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit dhe OJQ të ndryshme.
Apostolov, në këtë ceremoni u shpreh se është BE do të vazhdojë të punojë për të drejtat e fëmijëve,
“… qëllimi jonë është për të promovuar të drejtat e tyre”, tha ajo.
Sipas saj, fëmijët shpeshherë janë pjesë e dhunës dhe se Qeveria e ka detyrim që të punojnë më shumë në këtë drejtim.
Apoastolova tha se Kosova ka ligjet e mira por duhet të zbatohen.
“Fëmijët janë udhëheqësit e së nesërmes prandaj duhet të punojmë sa më shumë në të drejtat e tyre”, tha shefja e BE-së.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, falënderoi organizatat që kanë punuar për të drejtat e fëmijëve.