Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zannier, dhe kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Zannier tha se edhe pse ka ende vështërsi, ka përparim të dukshëm, raporton Ekonomia Online.
“E shoh situata ende mbetet komplekse në disa aspekte, Kuvendi i Kosovës është qendra e shumë ngjarjeve. Jam kthyer këtu dhe kam mundësi të diskutoj prapë me ju për çështje shumë të rëndësishme”, tha Lamberto Zannier gjatë takimit.
Ai po ashtu shtoi se gjithmonë OSBE-ja mbetet partner me Kosovën dhe shohin mundësi si mund të ecë përpara.