Komisionerët u rrahën mes vete në Novi Pazar të Serbisë

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Procesi i votimit në Serbi po shkon i qetë, përjashtuar rrahjes mes disa komisionerëve në Novi Pazar.

Gazetari Idro Seferi tregoi në Klan Kosova se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe në mënyrë të qetë.

Presidenti i tanishëm i Serbisë, dhe njëherit kandidat për këtë post, Aleksander Vuçiq, ka votuar në orën 7 të mëngjesit.

Vuçiq përballë ka 7 kandidatë të tjerë, por sipas Seferit, nuk pritet ndonjë risi, pasi favorit për t’i fituar zgjedhjet është përsëri Vuçiqi.

Ndiqni videon për më shumë detaje

Të ngjashme