Komisionerja evropiane Marta Kos: Kërkesat e protestuesve dhe studenteve janë të njëjta me ato të Komisionit Evropian ndaj Serbisë

Pietro Naj-Oleari, European Parliament, Information General Directoratem, Web Communication Unit, Picture Editor and photographer. E-mail: [email protected]
Prishtinë | 03 Pri 2025 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se kërkesat që po i bëjnë protestuesit dhe studentët në Serbi janë plotësisht në përputhje me kërkesat që Komisioni Evropian i drejton Beogradit zyrtar. Në një intervistë për N1 Sllovenia, Kos theksoi se është “e mahnitur nga energjia e protestuesve për të ndryshuar rrethanat me të cilat nuk janë të kënaqur”.

Sipas saj, Serbia aktualisht është në stagnim në rrugën e saj drejt BE-së dhe ka përpara disa hapa të domosdoshëm nëse dëshiron të vazhdojë negociatat për anëtarësim. Komisioni Evropian, siç theksoi ajo, kërkon reforma urgjente brenda tre deri në katër javësh – para së gjithash ndryshime në legjislacionin zgjedhor, reforma në ligjet për mediat dhe emërimin e një rregullatori të pavarur për mediat elektronike.

Kos deklaroj se gjatë një takimi të fundit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka dhënë garanci se këto reforma do të zbatohen.

“Presidentit Vuçiq i kam shprehur protestën time për ushtrimin e dhunës dhe frikësimin e organizatave joqeveritare,” shtoi komisionerja Kos.

Të ngjashme