Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos sot në Kosovë – takohet me Haxhiun e Kurtin

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë.

Takimi do të mbahet në ora 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Pas takimi të dy së bashkë do të mbajnë një konferecë për media.

Të ngjashme