Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme ka hapur dy lëndë kundër kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Njëra nga lëndët është hapur pas informacioneve të zëdhënësit të LSDM-së Kostadin Kostadinov, prej të cilit është kërkuar që të dorëzojë të gjitha informacionet që posedon në Komision, e që kanë të bëjnë me blerjen e 33 mijë metër katrorë tokë shtetërore për ndërtimin e hidrocentraleve dhe ndarjen me koncesion për shfrytëzimin e ujit në prodhimin e energjisë elektrike për ndërtimin e hidrocentraleve për kompaninë “Energo tech”.
Lënda e dytë, ka të bëjë kur Mickoski është emëruar drejtor i ELEM-it nga ana e Bordit Drejtues, ndërsa njëkohësisht ka propozuar të jetë edhe këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski, në fushën e energjetikës.
KSHPK në seancën e sotme theksoi se këto dy lëndë janë shembull klasik i keqpërdorimit të funksioneve dhe konflikteve të interesave./Telegrafi/