Komisioni Diciplinor i FFK-së dënon Dritën dhe Gjilanin

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 13:03 | Nga

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 01.03.2017 – ditë e mërkurë ora 13,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar nga ndeshjet e 1/8 së së DIGITALB Kupës së Kosovës si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XVIII-të e Vala Superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E

GËZIM SYLA ; lojtar I klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1/401 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 26, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar asistentit ) në ndeshjen e 1/8 e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Trepça e zhvilluar në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të penalizuar );

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.

SHEREMET ISUFI ; ndihmës-trajner në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica ,me numër të licencës 159, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të Garave , për largim nga pan-kina ( konflikt verbal me delegatin e takimit ) në ndeshjen e 1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Trepça e zhvilluar në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshje e zhvilluar dhe materiali shtesë )

DËNOHET

Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë euro ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati për pagesë të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së vendimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të iniciuara nga ana e Komisionit të Garave për lëshime ( fyerje, sharje në kor e tifozerisë së klubit “ Skifterat “ drejtuar tifozerisë së klubit rival “ Intelektualëve “ , ndezje e flakadanëve dhe rrudhjet e tyre ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilkn (raportet e zyrtarëve dhe materiali shtesë )

DËNOHET

Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore ne ni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati për pagesën e dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së vendimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime ( fyerje dhe sharje në kor nga tifozeria e klubit të Dritës “ Intelektualet “ drejtuar tifozerisë së klubit rival “ Skifterave “ ) gjatë ndeshjes së javës së ; XVIII-të të Valasuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( rapoprtet e zyrtarëve të ndeshjes );

DËNOHET

Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati për pagesën e dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme