Komisioni Disiplinor gjobit Ballkanin dhe krerët e klubit suharekas

| 03 Mar 2023 | 17:29 | Nga

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka gjobitur rëndë ekipin e Ballkanit, kryetarin e saj, trajnerin, drejtorin sportiv dhe ndihmësmenaxherin për ndeshjen Ballkani-Dukagjini

Nga vendimet e marra, klubi i Ballkanit është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes.

Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi është dënuar me 1000 euro për shkak që sipas tyre i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar gjyqtarët e takimit Ballkani-Dukagjini.

Ndihmësmenaxheri i Ballkanit, Idriz Hajrizi është dënuar me 500 euro, trajneri Ilir Daja me 1000 euro, kurse drejtori sportiv, Nderim Nexhipi me 300 euro.

Gjithsej, dënimi për Ballkanin shkon në 4300 euro.

Të ngjashme