Autoritetet evropiane nisën një hetim ndaj blerjes së Shazam nga Apple duke ngritur shqetësimet se finalizimi i saj mund t’i krijojë avantazh prodhuesit të iPhone kundrejt konkurrentëve.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, Apple bëri të ditur se do të blinte Shazam për të konkurruar më nga afër me liderin e industrisë Spotify.
Komisioni Evropian shprehu shqetësim për aksesin e Apple në të dhënat e Shazam.
“Qasja e Apple në të dhënat e Shazam i siguron kompanisë informacion rreth konsumatorëve të konkurrentëve dhe mund t’i inkurajojë ato të kalojnë në Apple Music”, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi.
Ky vendim i Komisionit do të bëhet publik më 4 shtator.