Komisioni Evropian i jep Kryetarit Imri Ahmeti çmimin Kryetari më Miqësorë me Romët Gara për Kryetarin më Miqësor me Romët ka filluar që nga Prilli i këtij viti ku të gjithë Kryetarët e Komunave të banuara me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian kanë pasur mundësi të aplikojnë në OJQ VoRAE duke shpalosur punën e tyre për integrimin e këtyre tri komuniteteve në fusha të ndryshme siç janë Banimi, Punësimi, Edukimi dhe Shëndetësia.
Këtë vit ky çmim i takoi Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i cili me 19 nëntor në Bruksel në Parlamentin Evropian pranoi këtë çmim nga Marta Garcia Fidalgo, Drejtoria gjenerale për marrëdhënie të mira fqinjësore pranë Komisionit Europian.
Në shenjë mirënjohje për punën dhe angazhimin në mbështetje të komuniteteve pa dallim u organizua ngjarja për ndarjen e çmimeve për Kryetarët më Miqësorë nga Ballkani Perëndimorë dhe Turqia. Me këtë rast Kryetari Ahmeti falënderoi Komisionin Evropian, duke u zotuar për përmbushjen e detyrës së tij në mbështetje të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve e në veçanti të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Lipjanit.
Ndryshe, fitues të kësaj gare për çmimin “Kryetari më Miqësorë me Romët”, ishin kryetarët e komunave të shtatë shteteve të rajonit. Nga shtete tjera fqinjë çmimet u ndanë për:
1. znj. Majlinda Bufi – Roskovec, Shqipëri.
2. z. Vladan Glišić nga Mladenovac, Serbi,
3. z. Abdül Batur nga Konak, Ozmir, Turqi,
4. z. Kurto Dudush – Kuco nga Komuna Šuto Orizari, Maqedonia e Veriut,
5. z. Petar Smolović nga Bijelo Polje, Mali i Zi,
6. z. Aldin Jljivo nga Kakanj, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe
7. z, Imri Ahmeti, Komuna e Lipjanit, Kosovë