Ish-anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për periudhën 2006-2008, Ali Hamiti dhe Përparim Kabashi, janë intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, raporton Ekonomia Online
Por Përparim Kabashi tha se është emëruar në fillim të vitit 2009, ndonëse emërimi i tij nga Kuvendi tha se është bërë në fund të dhjetorit.
“Mandati i parë i imi është nga 3 janari i vitit 2009 deri më 2013”, tha ai.
Me këtë rast, anëtarët e Komisionit e panë të paarsyeshme intervistimin e Kabashit, pasi emërimi i tij ishte bërë në 2019, me ç’rast u largua nga mbledhja.
E kryetari i këtij Komisioni, Hajdar Beqa, i pyeti ish-anëtarët e ZRRE se kush ka qenë kompetent për blerjen e energjisë për periudhën 2006-2008.
Ali Hamiti i cili në këtë periudhë ka qenë kryesues i Bordit të ZRrE-së, tha se funksioni i tyre ishte në bashkëpunim me ndërkombëtarët
“Kur jam emëruar unë, ZRRE është institucioni i parë që është kthyer nga ndërkombëtarët tek vendorët. Në kohën kur kam shkuar unë ka pasur anëtarë vetëm vendorë. Ka qenë në krye të Bordit një grek dhe nuk e ka dorëzuar mandatin për gjashtë muaj se ka dashur të më ndihmojë në asistim. Unë ata i kam gjet aty se kanë qenë të zgjedhur ndërkombëtarët”, tha Hamiti.
“Nick Fridom ka qenë para meje si kryesues, dhe disa janë zgjedhur nga vendorët dhe ndërkombëtarët. Unë e kam filluar mbledhjen dhe ka pasur veprimtari të madhe sepse ka pasur lëvizshmëri dhe në këtë kohë janë blrë përpjekje për të bërë më shumë njësi energjetike”, tha Hamiti, duke thënë se punët e kryera nga ta kanë qenë me direktiva të ndërkombëtarëve.
Tutje Beqaj e pyeti që nëse ZRrE-ja ka pasur kompetencë në shitblerje.
Por Hamiti tha se “ZRrE-ja nuk i ka hapur këto tenderë, por vetëm kontroll”.

