Komisioni Hetimor për Pandeminë do të ftojë në raportim ish-sekretarin dhe ministrin e Shëndetësisë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë, në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që deri më 15 gusht, të ftojë në raportim ish-sekretarin, stafin përgjegjës dhe ministrin e Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Kjo do të bëhet për të shqyrtuar dokumentet dhe vendimet që ka marrë ministria që nga 13 marsi.

Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se do të ishte mirë që të kenë të ftuar së paku 3-4 zyrtarë.

Edhe anëtari i këtij komisioni, Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së, e ka vlerësuar si të rëndësishme shqyrtimin e vendimeve që janë marrë gjatë kësaj kohe nga ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme