Komisioni Hetimor për ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta pritet të shtyhet me 3 muaj.
Burimet bëjnë të ditur se Komisioni Hetimor do të presë edhe opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, i cili pritet të mbërrijë në qershor.
Në fillimit të marsit, Komisioni i Venecias doli në përfundimin se veprimet e Presidentit të Republikës, sa i përket emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë përgjithësisht të pajtueshme dhe me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.
Duke marrë në analizë procedurën e ndjekur nga presidenti dhe Kuvendi në emërimin e gjyqtarëve, Komisioni vlerëson se është e nevojshme ndjekja e radhës mes institucioneve.
Komisioni i Venecias preferon interpretimin sipas të cilit rregulli i sekuencës së nenit 179 të Kushtetutës dhe nenit 7 të ligjit të Gjykatës Kushtetuese zbatohet vetëm brenda një raundi të caktuar emërimesh.
Duke marrë në analizë veprimtarinë e KED, siç raporton oranews, komisioni arrin në përfundimin se veprimet e tij kanë qenë kryesisht problematike dhe antiligjore.