Komisioni i RTK-së për lajmin që përmendi Nacionalen dhe Periskopin: Janë shkelur standardet profesionale

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Me publikimin e lajmit të Slobodna Bosnës në portalin e RTK-së dhe edicionin qendror të lajmeve, “janë shkelur standardet profesionale”.

Ky është konstatimi kryesor që e ka nxjerr komisioni i RTK-së lidhur me publikimin e lajmit ku Nacionale dhe Periskopi u akuzuan se janë media të financuara nga Serbia.

Gazeta Nacionale e ka siguruar raportin e Komisionit i cili është dorëzuar në zyrën e U.D Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

“Pavarësisht nga kjo gjendje, në materialin/informacionin e publikuar/transmetuar në Portalin/Edicionin Qendror të Lajmeve, të datës 22 korrik 2024, nuk janë ndjekur parimet e raportimit objektiv dhe përcaktimet nga dokumenti i RTK-së, “Standartet Profesionale dhe Parimet Etike të Gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës”. Raportimi i thjeshtëzuar që saktësinë e informacionit e barasvlerëson me saktësinë në përkthim dhe që mjaftohet me atribuimin në burimin original të materialit të përkthyer, nuk përmbushë parimet e raportimit objektiv dhe përcaktimet nga “Standartet Profesionale dhe Parimet Etike të Gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës”. Në rastin e shqyrtuar nga ne nuk ka pasur përpjekje për të siguruar qëndrimin e palëve tjera”, thuhet në raportin e Komisionit.

Të ngjashme