Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Komisioni të martën ka zhvilluar procesin e intervistues për kandidatët për anëtarë të Bordit të Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT), raporton Ekonomia Online.
Intervistimi u bë pa praninë e medieve, përderisa fillimisht Komisioni ka miratuar Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues.
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka njoftuar se gjatë shqyrtimit të këtij Projektligji, janë bërë disa ndryshime dhe është shtuar një amendament i ri.
“Kemi pasur një mbledhje të radhës për të diskutuar për çështje. Kemi bërë disa ndryshime teknike dhe është shtuar një amendament i ri”.
“Në kuadër të materialit që është dërguar dëshiroj të mbështetet”, ka thënë Statovci.