Komisioni konstaton keqmenaxhim në IPK, rekomandon shkarkimin e kryeshefes

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës, që mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës, është institucion i degraduar plotësisht, ka konstatuar draftraporti i finalizuar i grupit punues për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në IPK.

Pak javë para se drafraporti të miratohet në Komisionin për Siguri dhe të bëhet publik, gazeta ka mësuar se në mesin e shumë rekomandimeve për këtë institucion, e që duhet të zbatohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të jetë edhe shkarkimi i kryeshefes së IPK-së, Miradije Kelmendi, shkruan Koha Ditore.

Pa u ndalur në emra, përfaqësues të këtij komisioni kanë thënë se rekomandimet që priten të votohen në Kuvend kërkojnë edhe shkarkime në IPK.

Në një bisedë për gazetën, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është zotuar se do të zbatojë edhe rekomandimet për shkarkime, nëse ato dalin nga Komisioni për Siguri dhe të njëjtat kalojnë në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme