Ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndryshimi i propozuar nga Qeveria e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ky propozim ndryshim u miratua me 6 vota të VV-së dhe pakicave.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sonte ndryshimin në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme që qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë që t’u mundësohet votimi në ambasadat e vendeve ku jetojnë.
Mbledhja e Komisionit u braktis nga deputetët e partive opozitare.