Komisioni parlamentar vazhdon shqyrtimin e Projektligjit për KPM-në, mirëpret opinionin e KiE-së

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 18:09 | Nga Ekonomia Online


Sot, anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, së bashku me kryetarin e Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, këshilltarë ligjorë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, u mblodhën për të trajtuar në detaje Opinionin Ligjor të Këshillit të Evropës lidhur me Projektligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Ashtu siç njoftoi kryetari i komisionit, Valon Ramadani, komisioni që ai drejton pasi ka pranuar Opinionin Ligjor nga Këshilli i Evropës, referuar Projektligjit për KPM-në, të njëjtin e kanë dërguar tek secili anëtar i komisionit si dhe tek Komisioni i Pavarur i Mediave.

Sipas kryetarit Ramadani, ky Opinion Ligjor ndihmon jashtëzakonisht shumë për fazën ku është tash vet projektligji, sepse, ashtu siç u shreh ai, çështjet të cilat do të kalojnë do ta kenë edhe një kriter nga Këshilli i Evropës.

Përgjatë trajtimit të komenteve të propozuara nga Këshilli i Evropës, OSBE, Forumi për Integritet të Informacionit, disa prej neneve të projektligjit në fjalë u pasuan me amendamente shtesë.

Ndërkaq, në pjatueshmëri mes anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesëve të tjerë, u tha se për disa prej pikave të neneve të caktuara duhet një riformulim i ri, siç është çështja e dezinformimit, përqëndrimit të mediave etj.

Anëtarët e komisionit u pajtuan që në mbledhjen e radhës, më saktësisht nesër, ta finalizojnë trajtimin dhe votimin e të gjitha neneve me amendamente.

Të ngjashme