Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë ka diskutuar lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. Këtu u propozua që ky Komison të jetë më aktiv sa i përket vizitave në terren, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli, tha se Komisioni shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me bujqësi.
“Me vendim të Kuvendi, Komisioni për Bujqësi është funksional”, u shpreh Pacolli.
“Komisioni shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me bujqësi, fushëveprimi përfshinë angazhimin e politikave të bujqësisë, në konceptimin për zhvillimin e bujqësisë”.
Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, tha se Komisioni ka nevojë për rregullore të brendshme.
“Komisioni ka nevojë për një rregullore të brendshme”.
Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa propozoi disa ndryshime. Komisioni për buxhet duhet të jetë shqyrtimi i projekt buxhetit të resurseve përkatëse.
“Të fillojmë të punojmë në rregulloren e Kuvendit. Po e quaj një ftesë qeverisë të na dërgojë planin dhe programin qeverisës sepse është mbikëqyrja e ekzekutivit. Përveç vizitave në terren të kemi edhe takime të rregullta me shoqëri civile”.
Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj theksoi se pajtohet me këtë fushë veprimtari. Ajo tha se duhet me shtuar edhe nismat ligjore.
Milazim Salihaj propozoi javën tjetër vizitën e parë në Kaçanik te lumi Nerodime.
“Kryesisht t’i identifikojmë ndotësit e ambientit shkohet vizita në terren”.