Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 104 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Marrëveshja e parë ka të bëjë për Investime për Projektin Energjia diellore në KEK-Porta Globale si dhe Marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ministri Hekuran Murati tha se Marrëveshja e Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltsike në KEK-Porta Globale mundësin harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë të Bankës.
“Ratifikimi i kësaj marrëveshje do të mundësoje harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë te Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, nga e cila si anëtare përfiton financiarisht për realizimin e projekteve që shpesh shërbejnë për te përputhur me standardet dhe legjislacionin e BE-se. Amendamenti i Marrëveshjes fshin Seksionin 3 të Nenit III të Marrëveshjes për Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky seksion qe kufizonte Bankën nga hyrja në garanci, huamarrje ose hua te drejtpërdrejta shuma e cilat nuk mund të tejkalonte një për qind të kapitalit te Bankës”, tha Murati.