Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqytuar raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARShU)”, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetarja e Komisionit, Jeta Statovci ka njoftuar se nga kandidatët që kanë aplikuar janë përzgjedhur dy persona për pozitën e të parit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Dy emrat që do të procedohen në Kryesi për përzgjedhjen e njërit prej tyre janë Hajrie Morina që ka marrë 30 pikë dhe Lulzim Rexhepaj me 23 pikë.
“Komisioni vlerësoi se dy kandidatët Hajrie Morina me 30 pikë dhe Lulzim Rexhepaj, me 23 poenë janë përzgjedhur nga kandidatët më të mirë të intervistuat. Procedohet në Kuvend zgjedhja e njërit nga dy kandidatët për kryetar të ARSU-s”, tha ajo.
Poashtu në këtë komision u bë e ditur se institucionet që i mbulon ky Komision duhet që deri më datë 15 korrik të paraqesin me letër hapat që kanë bërë lidhur me vërejtjet që ka dhënë Komisioni Evropian.
“Si pikë tjetër të rendit të ditës kemi edhe mbikëqyrjen e procesit integrues për vitin 2021. Kemi 22 rekomandime që t’u dërgojmë institucioneve”.
“Kërkohet nga institucionet që deri më 15 korrik 2021 të tregojnë vërejtët që kanë marrë nga Komisioni Evropian dhe hapat që kanë bërë”, ka thënë poashtu Stataovci.