Komisioni për Ekonomi procedon për Kuvend raportin vjetor të ARKEP-it

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 09:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, e cila u procedua për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se presin që ARKEP të zbatojë rekomandimet e dhëna që të ngritë përformanca e tij në shumë sektor.

“Edhe rekomandimet që janë ofruar janë në përputhje me rekomandime që kemi pasur si grup punues dhe konsideroj se rezoluta plotëson të dhënat që ARKEP të ngritë përfomancen e tij në shumë sektor dhe mendoj që mund ta procedojmë në seancë të Kuvendit”, ka thanë ai.

Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, u shtye për në mbledhjen e ardhshme.

Të ngjashme