Komisioni për Integrim Evropian miraton tri Projektligje për ushtrinë, Krasniqi e kritikon pozitën që s’morri pjesë

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar tri Projektligje për ushtrinë atë për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës; për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, kritikoj pozitën për mospjesëmarrje në Komisione.

Sipas saj, opozita është ajo që vazhdimisht po e bën kuorumin.

“Sot e kemi pasur një takim ku janë miratuar tri projektligjet që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë, pozita nuk ishte në sallë mirëpo opozita ja bënë gjithmonë kuorumin, ishte shqetësuese për arsye se kur pozita është duke dal në debate gjithmonë thajnë që neve opozita nuk na duhet, e sot e gjithmonë opozita ju bënë kuorumin”, tha ajo.

Ajo shtoi se këto tri ligje të miratuara nuk janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, por bëhet një barazim i  brendshëm, raporton EO.

“Këto ligje nuk janë në përputhshmëri me legjislacionet e BE-së, mirëpo është që bëhet një barazim i brendshëm, por nuk janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së”, tha ajo.

Të ngjashme