Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar planin e Punës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit, Verica Ceranic, tha se ndryshimet dhe plotësimet për Planin e Punës mund të bëhen në mbledhjet e ardhshme.
Drita Millaku nga VV-ja tha se shpreson se do të kontribuojnë të gjithë së bashku pa dallim.
Deputeti nga PDK-ja, Ilmi Reçica, tha se raportimet duhet të përfshijnë edhe ministrin e Zhvillimit Rajonal.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se në raportin e punës duhet të figurojnë edhe rekomandimet prej organizatave të huaja.
Adem Hoxhaj tha se në këtë komision duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërmjet deputetëve.
“Unë jam para komunitetit goran dhe shpresoj që do të kemi bashkëpunim të mirë dhe të kemi rezultate dhe shpresoj që të jemi të suksesshëm dhe të realizojmë problemet nga komuniteti shumicë”.
Deputetja nga Lista Serbe, Jasmina Dediç, tha se shpreson se do të punojnë për të mirën e komuniteteve.
Deputeti Enis Kervan, tha se Ligjet arsimit duhet të plotësojnë.