Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka intervistuar kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetar i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se ata do të paraqesin vizionin e tyre para anëtarëve.
“Këta kandidatë do të marrin pjesë deri ne fund dhe nëse tërhiqen, tërhiqen titujt e tyre. Ata do të paraqesin vizionin e tyre për reforma në sistemin e drejtësisë”.