Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka votuar ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe për Zgjedhje të Përgjithshme, raporton Ekonomia Online.
Komisioni, pas shqyrtimit ka përkrahur raportet me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058, me Ligjin nr. 04/L-122, si dhe me Ligjin nr. 03/L- 073 për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256, si edhe për Projektligjin 08/L-83 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-08 për Verërat.
Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni ka përkrahur raportet me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për Mbeturinat, si dhe për Projektligjin nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për Kimikate.