Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka nisur mbledhjen e pare, pas votimit të 16 komisioneve parlamnetare në Kuvendin e Kosovës, gjatë së hënës, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kryesuesi i komisionit, Bekë Berisha nga grupi parlamentar i Aleancës, ka bërë të ditur se mbledhja do të jetë e mbyllur për media.

Sipas Berishës, mbledhjet e këtij komisioni janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë edhe në të kaluarën, duke u mbajtur të mbyllura për media.

Të ngjashme