Rregullat e ndihmës shtetërore në vend sigurojnë që masat shtetërore të
ndihmës për ekonominë e dëmtuar nga COVID-19 të jenë efektive, por gjithashtu të
ndihmojnë ndërmarrjet / kompanitë të kthehen aty ku ishin.
Kontrolli i ndihmës shtetërore, nga ana e Komisionit për Ndihmë Shtetërore
(tutje KNSH), siguron që tregu i brendshëm nuk fragmentohet dhe si rezultat
vazhdon të ruhet parimi i mundësive të barabarta për të gjithë akterët pjesëmarrës
në treg, duke shmangur garën e dëmshme me subvencione në dëm të kohezionit
brenda dhe jashtë.
Në
vazhdimësi të njoftimit të I-rë që KNSH ka lëshuar më 30 mars 2020, për dhënësit
e ndihmës shtetërore në Republikën e Kosovës (Qeverinë,
Komunat, Agjencionet etj), duke marrë për bazë dy njoftimet[1]
e lëshuara nga Komisioni Evropian në Bruksel (për shtetet anëtare) në po të njëjtën
temë, tash kur po ndodhë dizajnimi dhe më pas dhënia e masave të ndihmës shtetërore,
për rimëkëmbjen e ekonomisë, KNSH vë në dispozicion njoftimin si mëposhtë ku përfshihet
korniza ligjore dhe instrumentet në dispozicion, për dhënësit e ndihmës, përfituesit
dhe akterët e tjerë me qëllim të lehtësimit të krizës aktuale:
Masat që
janë në dispozicion për të ndihmuar ekonominë:
- Masat e ndihmës që nuk konsiderohen ndihma shtetërore në
kuptimin e Ligjit 05/L-100 (neni 3 (1.1)) siç janë ndihma për individët, skemat
sociale, shpenzimet e rritura në shëndetësi, dhe “ndihma horizontale”
për të gjithë personat juridik pa përjashtim (p.sh. subvencione pagash, lehtësim
për taksat dhe kontribute). Këto janë masa që deri tash janë zbatuar në kuadër
të pakos emergjente të publikuar përmes vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Nr. 01/19 më datë 30.03.2020, i plotësuar/ndryshuar më 17.04.2020 me vendimin
Nr. 06/25;
- Ndihma De Minimis, deri në
200.000 Euro për kompani, për 3 vite fiskale. Është ndihmë që nuk kërkon
autorizim paraprak të KNSH, me kusht që të ipet (nga dhënësi) sipas kritereve të
përcaktuara me rregulloren De Minimis: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=27067.) dhe për të njëjtën të informohet Departamenti i Ndihmës Shtetërore
në Ministrinë e Financave dhe Transfereve për ta futur në regjistrin e ndihmës
De Minimis të Republikës së Kosovës;
- Pasi që COVID-19 është
edhe dukuri e jashtëzakonshme, edhe shqetësim serioz në ekonomi, masat e
ndihmës shtetërore në përputhje me nenin 5 (1.2) të Ligjit të Ndihmës Shtetërore 05/L-100 (ekuivalenti
i nenit 107 (2)(b) dhe (3)(b) TFBE), mund të kenë dy objektiva dhe të jenë në
dispozicion
- masat që synojnë
kompensimin e dëmit të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore ose situata të tjera
të jashtëzakonshme, (ku bën pjesë edhe pandemia) përfshirë ndihmën për sektorët
e prekur posaçërisht siç janë transporti, gastronomia/hoteleria, ose sektorë të
tjerë, për aq sa përfaqësojnë ndihmë në pajtueshmëri me kriteret dhe
autorizohen paraprakisht nga KNSH. Intensiteti i këtij lloji të ndihmës
shtetërore mund të jetë deri në 100% të kostove të justifikuara, duke siguruar
që edhe në rastet kur ka tejkompensim, të vendoset një mekanizëm i kthimit.
- masat që synojnë sanimin e
gjendjes nga një shqetësim serioz në ekonomi për aq sa ipen në pajtueshmëri me
kriteret dhe autorizohen paraprakisht nga KNSH. Këto përbëjnë një numër masash
që adresojnë problemet e likuiditetit të ndërmarrjeve/kompanive dhe përmes tyre
sigurohet që vitaliteti I po të njëjtave të mos kërcënohet si pasojë e
COVID-19. Këto masa janë pjesë e Kornizës së Përkohshme për rregullat e ndihmës
shtetërore në kontekstin e COVID-19, e nxjerrë nga Komisioni Evropian në raport
me shtetet anëtare, e cila është transpozuar dhe e gatshme për aprovim nga Qeveria
e Kosovës. Korniza vendos disa limite parimore për të reflektuar natyrën e përkohshme
të intervenimit të shtetit dhe mbështetë natyrën nxitëse që këto masa të ndihmës
duhet të kenë për ekonominë e vendit.
- Si shtesë, në dispozicion dhe të mundshme janë edhe masat e ndihmës
për shpëtim dhe ristrukturim në kuadër të nenit 6 të ligjit NR. 05/L-100 (ekuivalenti
I nenit 107 (3)(c ) të TFBE), në raste të caktuara, duke iu nënshtruar
kritereve përkatëse të definuara me udhëzues specific dhe autorizimit paraprak
të KNSH. Kjo ndihmë dedikohet për ndërmarrjet që kanë nevojë akute për
likuiditet dhe / ose konsiderohen ndërmarrje në vështirësi, për shkak të
shpërthimit të COVID-19.
Dhënësit
e masave të ndihmës, nga lista e mësipërme, në parim kanë në dispozicion një
numër instrumentesh për të zbatuar këto masa siç janë grantet, subvencionet,
kredi të favorshme, masa të lehtësimit
të tatimeve, garancione për kredi, kompensimi I humbjeve të hyrave, kompensimi
i dëmit për organizime të planifikuara etj. Ndërsa përfituesit mund të jenë
duke filluar nga ndërmarrjet eksportuese, NVM, transporti, turizmi hoteleria
etj për aq sa masat e ndihmës janë të lidhura direkt dhe dëshmojnë lidhshmërinë
dhe dëmin e pësuar nga COVID-19, janë të limituara në kohë, nuk tejkompensojnë
dhe janë transparente dhe të qasshme për publikun.
[1] Në nenin 75 paragrafi 2 i MSA-së thuhet se “(A) çdo
praktikë … do të vlerësohet në bazë të kritereve që rrjedhin nga zbatimi i
rregullave të konkurrencës të zbatueshme në BE, veçanërisht nga nenet … 107
të Traktatit për Funksionimin e Bashkimi Evropian dhe instrumentet
interpretuese të miratuara nga institucionet e BE-së. ”